Sot zhvilluam një takim këshillimi karriere me maturantët, ku diskutuam mbi zgjedhjen e degës së studimit dhe hapat e parë drejt ndërtimit të një rruge të suksesshme profesionale.
Gjatë takimit u prezantuan mundësitë që ofron Universiteti Barleti, programet e studimit, qasja praktike në mësimdhënie, si dhe praktikat e punës që u japin studentëve mundësinë të përfshihen herët në tregun e punës. U ndalëm gjithashtu te rëndësia e zhvillimit të aftësive personale, ndërtimi i një CV-je të fortë, përfshirja në aktivitete jashtëshkollore dhe orientimi i duhur sipas interesave dhe pasioneve individuale.
Theksuam se zgjedhja e universitetit dhe e degës nuk duhet të jetë vetëm një vendim i momentit, por një hap i menduar mirë drejt së ardhmes. Informimi, këshillimi dhe njohja me mundësitë reale janë çelësi për të marrë një vendim të sigurt.
Investimi në arsim është investimi më i sigurt për të ardhmen. 🚀
#KeshillimKarriere #Maturantë #UniversitetiBarleti #EArdhmja #Arsim




